Ishte ilegalisht në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar. Kaçavida dhe çelësa në makinë, dyshohet se…

Generica

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, për qëndrim të paligjshëm dhe dyshime për vjedhje.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 7 janar, ku në kuadër të shërbimeve të kontrollit territorial për parandalimin e vjedhjeve në banesa, autoritetet kanë identifikuar si të dyshimtë makinën e 36- vjeçarit shqiptar me iniciale P.S.

Gjatë kontrollit policor në makinën e tij, u gjetën kaçavida të llojeve të ndryshme, tre pishtarë dhe katër çelësa, të dyshuara se janë përdorur për të hyrë dhe grabitur banesa.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×