Kancelari Scholz: Procesi i Berlinit, çliron potencialin e bashkëpunimit rajonal

Takimi

‘Procesi i Berlinit’ jo vetëm do të ndihmojë për të çliruar të gjithë potencialin e bashkëpunimit rajonal, por do të gjallërojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz në hapje të samitit për procesin e Berlinit që po mbahet në Gjermani.

“Gjate vitit tim të parë si kancelar I Gjermanisë kam patur mundësinë që të flas me ju për sfidat me të cilat përballet Ballkani perëndimor. Këto sfida janë sfida që i ndajmë të gjithë bashkë sepse stabiliteti dhe prosperiteti i Rajonit nuk mund të shihet si i shkëputur nga prosperiteti i Bashkimit Europian. Europa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj”, -deklaroi organizatori i këtij samitit, kancelari gjerman Scholz. Sipas numri një të qeverisë gjermane, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës së lirë dhe demokratike dhe anëtarësimi në BE është në interesin tonë. “Prandaj ne të gjithë duhet të forcojmë angazhimin tonë për të përmbushur pritshmëritë e samitit të Selanikut pothuajse 20 vjet më parë, premisa për një të ardhme europiane për qytetarët tuaj. Është detyra jonë për ta shndërruar atë premtim në realitet dhe kjo na bashkon sot ne këtu në këtë samit. Jam shumë i lumtur që ky vizion ndahet nga të gjithë ju” theksoi më tej Scholz.

Kancelari gjerman deklaroi se së bashku jemi të bindur se procesi I Berlinit jo vetëm do të ndihmojë për të çliruar të gjithë potencialin e bashkëpunimit rajonal, por të gjallërojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit.

Në samitin e Berlinit ndodhet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe drejtuesit e qeverive dhe kryetarëve të shteteve nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse të BE-së, si dhe institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale.

Në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×