Mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, nxirret shëndoshë e mirë 43-vjeçari

5d2b59df88646kanione Holta

Nxirret shëndoshë e mirë 43-vjeçarit në Gramsh, i cili mbeti i bllokuar në një zonë malore në kanionet e Holtës ku kishte shkuar si turist.

Operacioni u ndërpre mbrëmë për shkak të errësirës, teksa 43-vjeçari Andrea Dervishi i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e thepisur u zbrit në një vend më të sigurt për të kaluar natën, por nuk mundi të nxirrej. Sot ka vijuar operacioni për nxjerrjen e tij me pjesëmarrjen dhe të forcave RENEA dhe rreth mesditës është arritur të nxirret shëndoshë e mirë.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raportoi për “BalkanWeb” se Dervishi u shoqërua nga një efektiv i RENEA-s dhe një banor i zonës deri sa u arrit të shpëtohej.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×