Te Bylisi debutojnë tre lojtarë, tregu i huaj mbetet “marketi” i preferuar

Bylisi i është kthyer rutinës dhe pas sfidës me Skënderbeun, mallakastriotët dje janë rikthyer në Pogradec, ku edhe kanë vijuar që të stërviten me dy seanca në ditë. Pas testit me korçarët, mallakastriotët kanë ndeshjen e radhës të dielën me Partizanin në qytetin e Pogradecit.

bylis

Ndërkohë që edhe javën që vjen, Bylisi do të vijojë të stërvitet në Pogradec, madje duke luajtur të paktën edhe dy ndeshje miqësore me ekipe të Superiores dhe Kategorisë së Parë. Trajneri Jeton Beqiri është duke kompletuar grupin, teksa nga ajo që vihet re është se me lojtarët që po afrohen, repartet po plotësohen, por edhe konkurrenca po rritet. Braziliani Souza dhe Brahilika luajtën ndaj Skënderbeut, ashtu si edhe Kris. Ndërkohë, priten edhe afrime të tjera deri më startin e garës në radhët e skuadrës mallakastriote, ku klubi është duke kërkuar portier, por edhe mesfushorë qendre dhe sulmues.

Në fakt, ka pasur disa lëvizje në Ballsh, por që emrat që bien në sy janë Aleksandër Damçevski, Lajthia e Qoshku apo dhe Abazaj, që kanë qenë titullarë dhe lojtarë të spikatur në ekipet e tyre. Ndërkohë që presidenca ka kohë që lëviz, ndryshe nga merkatot e viteve të shkuara, tregu shqiptar ka qenë më pak i preferuari i ballshiotëve, sidomos në Superiore. Ndaj edhe afrimet në vijim, me shumë mundësi do të jenë nga tregu i huaj, ku pistat janë disa.

ERJON SALIU-Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×