
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë miratuar tre marrëveshje në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.
Bëhet fjalë për marrëveshjet që kanë të bëjnë me lëvizshmërinë e qytetarëve në Rajon, pa pasaporta dhe vetëm me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe mundësinë e punësimit të disa profesioneve.
Gazetari Ergys Gjençaj në një raportim live nga Berlini pohoi më herët se diskutimet mes të pranishmëve ishin sa i përket zhvillimeve ekonomike në rajon, siç është dhe kriza energjetike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Arena e Lajmit