Dyshohet se një makinë ka rënë nga ura në lumin Seman, polumbarët ndërpresin kërkimet, pas 4 orësh asnjë shenjë nga mjeti

Fier 2

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e mjetit që dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman mëngjesin e sotëm.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se pas rreth 4 orë kërkimesh pa ndërprerje, polumbaët e RENEA nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shenjë të mjetit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×