Miqësorja midis Juventusit dhe Atletikos së Madridit që pritej të luante në 7 gusht është anuluar për arsye sigurie.
Episode të dhunshme kanë mbërthyer Izraelin ditët e fundit dhe për këtë arsye, ndeshja mes gjigantëve të Europës që ishte parashikuar të luhej në Tel Aviv është anuluar.
Këtë lajm e ka bërë me dije Atletiko e Madridit, ndërsa komunikata e Juventusit pritet të dalë në minutat në vijim.
Kjo pritej të ishte sfida e fundit e fazës përgatitore të të dyja skuadrave përpara fillimit të kampionateve, por duket se tashmë ato duhet të bëhen menjëherë gati për startin e Serisë A dhe La Ligës.
Arena e Lajmit
