Komisioni i Ekonomisë/ ‘Nuk ka asgjë për të qeshur ministre’, Tabaku: Pagesat e interesit janë sa fondi i arsimit, papërgjegjshmëri!

963

Në Komisionin e Ekonomisë, ka pasur diskutime mbi deficitin dhe borxhin e parashikuar në projektiligjin “për buxhetin e vitit 2023”.

Gjatë fjalës së saj Jorida Tabaku është shprehur se nga autoritetet është treguar një papërgjegjshmëri totale. Ndërsa nuk kanë munguar edhe ndërhyrjen nga ministrja Delina Ibrahimaj e cila mori kundërpërgjigje nga Tabaku se: “Nëse ju bën për të qeshur fakti se nga 1.9 % është 3.3% e produktit të brendshëm bruto, pagesat e interesit janë sa fondi i arsimit, më duket papërgjegjshmëri”.

Pjesë nga diskutimi:

Tabaku: Me buxhetin e këtij viti jeni duke u angazhuar të akomodoni ato fonde që aktualisht janë tenderuar. A ka paguar qeveria garantin 1% të pushtetit vendor. Detyrimet sipas kontratave që sot janë detyrime përfundimtare a janë marrë parasysh tek detyrimet e prapambetura. Sipas regjistrit të borxhit nuk ka asnjë kredi të butë të regjistruar. Nuk ka asgjë për të qeshur zonja ministre, po unë po ju shoh se këtu përballë jemi. Nëse ju bën për të qeshur fakti se nga 1.9 % është 3.3% e produktit të brendshëm bruto, pagesat e interesit janë sa fondi i arsimit, më duket papërgjegjshmëri.  Të mos flas për papërgjegjshmëri me fondin e rindërtimit pasi është një temë më vete.

Delina Ibrahimaj: Unë po ju dëgjoj me vëmendje.

Eduard Shalsi: Ministrja nuk mu duk se po qeshte, të paktën etikën në këtë Komision e kemi ruajtur. Mundet që edhe unë të bëj provokime për mënyrën e të mbajturit të kokës, por këto gjëra nuk besoj se vlejnë.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×