Mbeti 24 orë i bllokuar në kanionin e Holtës, flet 43-vjeçari pas shpëtimit nga RENEA: Ishte një tmerr, e përballova me zjarr të ftohtin

Gramsh 1

Andrea Dervishi, 43-vjeçari i cili u shpëtua nga forcat RENEA pasi mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në kanionet e Gramshit, ka folur pasi doli shëndoshë e mirë.

Ai tha se ishte një situatë e frikshme, ndërsa tha se duhet menduar dy herë nëse shkohet në të tilla terrene.

“Më pëlqen natyra. Ngecëm aty. Zbritëm poshtë, nuk kishim mundësi të ngjiteshim. Lartësia ishte diku te 500 metra. Isha 200 metra në thellësi dhe mbeta aty. Njoftova policinë. Ndeza zjarr për t’u ngrohur. Erdhi alpinisti. Ishte shumë e frikshme. Falenderoj policinë e Gramshit, zjarrfikëset dhe RENAT, i falenderoj se nuk do të dilja gjallë. E përballova me zjarr të ftohtin. E mendoni dy herë nëse shkoni në të tilla terrene. Nuk do të shkoja përsëri atje, ishte tmerr i vërtetë’, u shpreh ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×