Milani në kërkim të një mesfushori, “Djalli” tani monitoron katër profile

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, edhe pse nuk ka ndonjëurgjencë numerike, Milani ndjek profile të ndryshme për të forcuar mesfushën pas lamtumirës së Frenk Kesit dhe zgjedhjes së Renato Sançes për të shkuar tePSG-ja.

MILAN

I njëjti burim konfirmonse edhe pse nuk ka ende bisedime, emrat e ndjekur nga kuqezinjtë janë: Rafael Oniedika, i lindur në 2001 dhe që luan për Midtjilandin.

Ibrahima Sisoko, i lindur në 1997 dhe që militonte Strasburg, gjithashtu përbënnjë profil interesant, teksambahet nën vëzhgim edhe 22- vjeçari i Bordosë, Zhan Onana, për të cilin Milani ka bërë edhemë parë sondazhe.

Një zgjidhjee minutës së fundit mund tëjetë edhe Adrian Temeze i Veronës. 27-vjeçari është më i moshuar se kolegët e tjerë dhaka avantazhin që njeh Serinë A.

mesfushoret

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×