Nagelsman harron Levën pas fitores në start: 11 gola në dy ndeshje, çfarë kërkoni më shumë?!

“Në këto dy ndeshje të para kemi pasur mjaft presion mbi shpatulla, duke qenë se të gjithë dhe gjithçka rrotullohej rreth Robert Levandovskit dhe largimit të tij. Por e parë, kemi bërë çmendurira në fushë dhe kjo është ajo që më gëzoi pa masë. Isha shumë energjik, por brenda meje pas çdo goli shpërthente një adrenalinë e shfrenuar”. Ishin këto fjalët e para të Julian Nagelsmanit, pas suksesit në transfertë kundër Frankfurtit.

NAGELSMAN 1

Por edhe pse fituan Superkupën, në konferencë kishte diçka që ndoshta pretendonte edhe më shumë nga Bajerni.

“Doni më shumë? Po, e drejtë, 11 gola në dy ndeshjet e para sezonale (fitore 5-3 në Superkupë), pa kapur mirë formën më të mirë… Çfarë doni më shumë?! Larguam Levandovskin dhe sërish po shënojmë një numër të konsiderueshëm, por nuk ka rëndësi. Mua më pëlqeu skuadra, morëm tri pikë shumë shpejt dhe kaq më mjafton”, vazhdoi gjermani.

Më pas ai shtoi: “Goli i Kimishit? Ishte diçka le të themi edhe e programuar. Po e bisedonim në stërvitjen e mëngjesit me përgatitësin tonë të portierëve, Toni Tapaloviç. Madje, atij tani e në vazhdim do t’i lë në dorë më shumë ide të tilla, lidhur me goditjet stadarte. Edhe pse dukej shumë larg portës, me të drejtë ai këshilloi që në situata të tillë të provohet edhe goditje befasuese nga 40 metra, pasi portierët lënë gjithmonë portën, për të qenë sa më pranë grupit të futbollistëve që presin topin në zonë. Gjithsesi, për të bërë të mundur një skemë të tillë nevojitet një zgjuarsi, klas dhe saktësi që vetëm Kimish mund ta ketë dhe jam realisht i lumtur për Joshuan, pas një sezoni të kaluar të marrë në shënjestër. Jam i lumtur edhe për Pavar e Mane, pasi këta janë lojtarë shumë cilësorë, por ndërkohë duhet të vuajnë një presion që nuk e meritojnë”, përfundoi Nagelsman.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×