“Nuk mund të fajësoni Shqipërinë”, ish-ministri britanik i përgjigjet akuzave të Ramës: Nuk është ksenofobi të duash një sistem të fortë emigrimi

Edi Rama443434

Një ish-ministër britanik i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pasi ai akuzoi Suella Braverman për ‘demonizimin’ e shqiptarëve që mbërrinin me gomone duke kaluar Kanalin.

Ish-ministri i Arsimit dhe Zyrës së Kabinetit, Brendan Clarke-Smith tha për DailyMail: “Unë nuk mendoj se është ksenofobike të duash një sistem të fortë, por të drejtë për emigrimin”.

Kryeministri i vendi Rama ka deklaruar më herët se Britania po bëhet një ‘çmendinë’ dhe akuzoi Sekretarin e Brendshëm për ‘gjetjen e kockave të kurbanit’ kur ‘politikat e dështuara’ janë fajtore për krizën e emigracionit, duke paralajmëruar se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me ‘respekt’ nëse dëshiron të nënshkruajnë një marrëveshje kthimi të shpejtë.

Kujtojmë se Rama po ashtu tha se ishte ‘çmenduri’ të fajësosh Shqipërinë për problemet e emigracionit dhe krimit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa shtoi se ishte ‘i neveritur’ nga gjuha e Sekretares së Brendshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×