Përfundon pas 21 orësh aventura e 43-vjeçarit në Gramsh, pas largimit nga kanionet e Holtës dërgohet në spital

Gramsh

Përfundon pas rreth 21 orësh aventura e frikshme e 43-vjeçarit Andrea Dervishi në kanionet e Holtës në Gramsh.

Burri kishte shkuar si vizitor në zonë për të parë nga afër një prej vendeve turistike të Gramshit, por ka mbetur në shkëmbinjtë e thepisur për disa orë. Prej ditës së djeshme u nis një operacion për shpëtimin e tij, i cili u finalizua mesditën e sotme.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raportoi për “BalkanWeb” se pasi është nxjerrë nga kanionet, 43-vjeçari është dërguar në urgjencën e spitalit të Gramshit.

Në operacion për shpëtimin e tij morën pjesë dhe forcat RENEA.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×