
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama se vetë udhëton me chartera luksozë, ndërsa shton se shqiptarëve iu rrezikohet jeta pasi marrin rrugët duke ikur me gomone në Europë e Britani.
“Për shkak të mos ekzistencës së shtetit , të krijuar nga papërgjegjshmëria ekstreme e kryetarit që qeveris në charterin super luksoz ndërkohë që shqiptarët e ndershëm të pambrojtur janë të përjashtuar nga çdo mbështetje ekonomike marrin gomone dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Europe dhe Britani. Është e papranueshme që vendi ynë të lërë pas vendet që janë në luftë për një kohë të gjatë, si Siria, Afganistani, Moldavia apo Afganistani”, tha Meta.