VIDEO/ Humbi rastin qesharak me portën e boshatisur, reagon Myler: Do bëhem… meme

Tomas Myler asistoi golin e Musialës për 0-4 dhe atë të Gnabrit për 0-5, por ndërkohë mund të kishte pasur edhe lavdi personale, ndonëse gaboi një gol më shumë sesa elementar, duke mos u kuptuar me shokun e skuadrës.

bandicam 2022-08-06 12-45-55-417

“Çfarë ndodhi? E ku e di unë… Po vraponin dy kundër një drejt portës dhe unë e dija në mendjen time që do të më pasonte. Por ndoshta Gnabri e zgjati më shumë seç duhet kohën e pasimit dhe unë nuk pata shumë kohë për t’u menduar. Mu desh të pres topin, por që nuk erdhi kurrë. Pastaj… E di, do të bëhem një meme në rrjetet sociale, por më duhet ta përballoj dhe të vazhdoj përpara”, nënvizon mesfushori-sulmues i Bajernit të Mynihut, pas fitores tenistike me Frankfurtin.

Më pas ai foli dhe për fitoren duke e konsideruar skuadrën e tij pretendent kryesore për kampionat: “Bajern super? Po, bëmë një pjesë të parë ku gjithçka ishte perfekte. Pas Superkupës së Gjermanisë ky ishte një konfirmim shumë i bukur i yni”.

RASTI I HUMBUR NGA MYLER

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×