“Rama i rrjedhur komplet, mendon se me sharje mund të ulë kundërshtarin”, Berisha për zgjedhjet: Ftoj çdo njeri të kandidojë, por PD s’e pengon askush për të fituar

Sali Berisha Me Mediat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama se duke sharë do të ulë kundërshtarin, pohoi se askush nuk e pengon dot PD që të fitojë.

Berisha tha se të gjithë mund të kandidojnë në zgjedhjet lokale.

“Duhet të kuptohemi! Në një vend të lirë, çdo njeri ka të drejtat e tij dhe ai në përputhje me të drejtat e tij mund të veprojë. Ne nuk mund të ndalojmë asnjë njeri që të marrë vendimet që do. Në momentin kur nuk pranojnë të qëndrojnë si anëtarë të PD, të kandidojnë siç po ndodh, atëherë bëjnë zgjedhjen e tyre. S’ja këshilloj njeri atë. Ftoj çdo njeri të kandidojë. Ose të propozojnë atë që duan. S’mund të pengojmë, secili bën zgjedhjen e tij, por asnjë se pengon dot PD për të ftuar. Shqiptarëve ju ka ardhur…keni parë njeri ju që kalon..tani ka humbur…S’po hyjë më në histori tjetër unë, se Edi Rama është i rrjedhur komplet. Ai ka zgjedhor një mashtrim ordiner, e sheh se është në greminë. Mendon se duke sharë, duke shpifur, mund të ulë kundërshtarin. Shqiptarët s’e duan ashtu.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×