“Do iu konfiskohet toka”, Berisha kundër propozimit të Ramës: Të aplikohet ligji i të dhjetave

Sali Berisha6

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama se do të konfiskohen të gjitha tokat bujqësore që nuk punohen.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook Berisha tha se për këto raste do të shërbente ligji i të dhjetave, ku një pjesë e prodhimit t’i jepej pronarit nga ai që do e punonte tokën.

“Ligji i të dhjetave. Toka nuk mund t’i konfiskohet njeriu, por mund të jepet me të dhjeta, dhe të dhjetat mund t’i jepen pronarit. Ky ligj e mbron tokën nga degradimi. Një tokë që në këto raste është përdorur ligji i dhjetave, ai që ka marrë tokën është detyruar që të japë një përqindje të prodhimit.”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×