Gati për shkëmbimin e bujshëm, PSG-ja dërgon ofertën për mesfushorin e skuadrës italiane

PSG duket se nuk kërkon të ndalet në këtë merkato. Pasi siguroi shërbimet e Renato Sançezit, klubi francez tani është në kërkim të një tjetër mesfushori. Bëhet fjalë për spanjollin e Napolit, Fabian Ruiz.

Collage Maker-07-Aug-2022-11.02-AM

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, PSG është gati t’i ofrojë Napolit 25 milionë euro, plus Kejlor Navasin, i cili është një nga objektivat kryesorë të merkatos për Spaletin.

Palët mund të bien dakord, pasi spanjolli nuk është i lumtur me situatën te klubi italian dhe Napolin duket se po e tërheq kjo ofertë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×