Grabiti 140 mln euro përmes mashtrimit kompjuterik/ Kina kërkon ekstradimin e tij, Liangbin Chen kërkon azil: Më përndjekin

Liangbin Chen 621x450

Shtetasi kinez Liangbin Chen, i dyshuar se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh, kërkon azil politik në vendin tonë. Lajmi konfimohet nga burime të besuara për News 24 të cilat theksojnë se i dyshuari po tenton në këtë mënyrë të shmangë ekstradimin drejt Kinës, përderisa ngre dyshime se atje mund të përndiqet dhe persekutohet.

Kërkesa për azil në vendin tonë që pritet të shqyrtohet nga autoritetet bazohet në një vendin të Parlamentit Europian i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun.

Më herët dy shkallët e gjyqësorit kanë pranuar kërkesën e Kinës për ekstradimin e Chen. Ai u ndalua në Rinas, pasi ishte ne kërkim ndërkombëtar nën dyshimet se ka vjedhur përmes mashtrimit një shumë prej 140 mln euro.

Sipas ligjit që subjekti të ekstradohet, duhet të pritet edhe vendimi I gjykatës së lartë. Por vendimi me gjasë do të ndikohet edhe nga lëvizja e radhës e bëra nga i dyshuari, që këmbëngul për azil në vendin tonë. Aktualisht Chen ndodhet në arrest shtëpie në një shtëpi në Lundër ku është liruar për arsye shëndetësore.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×