Ishte fshehur poshtë anijes/ Kapet 1 ton kokainë në Itali, 5 shqiptarët e arrestuar janë porositësit, ja momenti kur zbulohet nga zhytësit

Droga: Sequestrati In Porto Spezia 412 Kg Coca

Një ton kokainë u sekuestrua në Portin e Savonës në Itali. Droga ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijes tregtare dhe u gjet nga zhytësit nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës.

Dyshohet se shqiptarët ishin porositësit dhe pritësit e kokainës. Ngarkesa e sotme shkruajnë mediat italiane u përket 5 shqiptarëve të arrestuar më 2 janar, të cilëve iu gjetën 353 kg lëndë narkotike në dhomën e hotelit.

Ndërkohë mësohet se në total në atë periudhë u arrestuan 14 persona, 5 prej të cilëve ishin edhe shqiptarët.

Ngarkesa me lëndë narkotike u sekuestrua nga Policia Financiare e Barit  dhe ishte e ambalazhuar në 26 mbështjellës.  Sakaq operacioni është pjesë e hetimeve të Fiamme Gialle të Barit

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×