Tirana fitoi me rezultatin 0-2 në miqësoren e luajtur përballë Erzenit. Në një intervistë për “DigitAlb”, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, u shpreh i lumtur për këtë triumf, por kërkon përforcime të reja në skuadër.
“Kishim shumë mungesa, pasi në fushë ishte vetëm 50% e skuadrës së vitit të kaluar dhe asnjë prej mesfushorëve. Totre dhe Toli janë larguar tashmë, ndërsa Limaj mungonte për shkak dëmtimi. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se jam i kënaqur, megjithatë kemi ende shumë punë për të bërë.
Pres që të sqarohet sa më shpejt situata e Seferit dhe të kompletojmë ekipin me futbollistë cilësorë, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë. Në Shqipëri është e vështirë, pasi lojtarët cilësorë kanë firmosur tashmë me ekipet e tyre, megjithatë jam optimist që brenda javës së kaluar do të marrim futbollistët që na duhen”, përfundoi Shehi.
Arena e Lajmit
