Mateo Gabia duket shumë pranë largimit nga Milani me kuqezinjtë që kanë arritur akordin me Sampdorian për huazimin e tij. Kur gjithçka dukej e përfunduar ka qenë ndërhyrja e teknikut të kuqezinjve Stefano Pioli që ka bllokuar gjithçka, me italianin që ka kërkuar një tjetër përforcim në mbrojtje për të lejuar Gabian të largohet.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, tekniku i kuqezinjve nuk është i kënaqur me situatën e alternativave në repartin difensiv që janë të pakta pas largimit të ish-kapitenit, Alesio Romanjoli.
Tanganga dhe Dialo i PSG-së janë përfolur në javët e fundit si alternativat e kuqezinjve të cilët ende nuk kanë konkretizuar marrëveshjen për transferimin e njërit prej tyre.
Arena e Lajmit
