Primaret brenda PD, ish-deputetja shpall kandidaturën për Tropojën: Angazhohem për proces të rregullt zgjedhor

Hajdarmataj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmatja, ka vendosur të kandidojë për Primaret që do të zhvillojë kjo forcë politike.

Gjatë konferencës për shtyp, Hajdarmataj prezantoi kandidaturën për Bashkinë e Tropojës.

Ajo u shpreh se ka qenë pjesë e Partisë Demokratike që në ditën e para të saj dhe ndaj ka vendosur ribashkimin me ta, për të luftuar fenomenin e shpopullimit.

“Unë do angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt, sikundër nuk do të pajtohem me as edhe një votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces. Jam në PD që në ditët më të para të saj, jam studente e Dhjetorit, kam shërbyer në shumë institucione e deri në Kuvendin e Shqipërisë, por asgjë nuk më motivon kaq shumë sa t’i shërbej vendlindjes. Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë”, tha Hajdarmataj.

Sipas saj “Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia. Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e Tropojës do të më besojnë mua fatin e qytetit, për t’i rikthyer atij dhe banorëve të tij gjithçka meritojnë.  Gara tashmë është hapur e lirë, dhe nuk ka më vendosje në lista nga kryetarët”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×