Reali me një plan të bujshëm për verën e ardhshme, “Los Blancos” kërkojnë të transferojnë titullarin e Interit

Reali i Madridit duket se ka nisur të mendojë për merkaton e verës së ardhshme ende pa u mbyllur ajo aktualja, me drejtuesit e klubit që kanë vendosur në listën e objektivave për vitin 2023 dhe mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

SKRINIAR 1

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, tekniku Karlo Ançeloti po mendon ta përfshijë sllovakun në mbrojtjen e madrilenëve me një plan për të spostuar David Alabën në krahun e majtë, gjë që do të hapte vendin për Skriniar në qendër të mbrojtjes.

Interi duket i vendosur të mos pranojë më pak se 75 milionë për kartonin e mbrojtësit, ku një rinovim i mundshëm i Skriniar me zikaltërit mund të komplikonte planet e madrilenëve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×