
Ndonëse sot ishte caktuar që të mbahej seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit, gjyqi është shtyrë. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 1 shkurt.
Të njëjtin fat pati edhe gjyqi për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, i cili u shty për në datën 2 shkurt. Ndërkohë, avokatet e Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit që ndodhet pas hekurave, kërkuan që të bashkohen dy dosjet, me pretendimin se është e njëjta çështje. Por pas shqyrtimit të GJKKO, gjykata vendosi që të rrëzojë kërkesën.
Koka akuzohet për tri veprat penale, atë të korrupsionit, shpërdorimit të parave dhe abuzimit me detyrën, ndërsa pas hekurave ndodhet dhe ish-vartësi i tij, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.
Arena e Lajmit