Situata me reshjet/ Shkodra nën kërcënimin e shiut, rritet niveli i Drinit dhe liqenit, bllokohet një aks rrugor

Fghdghdfghdj

Teksa situata me reshjet në vend duket se vetëm ka nisur pasi ende nuk ka pasur raportime për bllokime apo dalje lumenjsh nga shtrati, qyteti i Shkodrës ka nisur të ndjejë efektet e para.

Sipas gazetarit Senad Nikshiqi situata në qytetin verior paraqitet e tillë deri më tani, ku niveli i lumit Drin ka shënuar kuotën 5.8 metra me një rritje prej 10 centimetrash, ndërsa niveli i liqenit është rritur me 5 centimetra.

Nga ana tjetër rruga Prekal- Mali i Shoshit- Ndrejaj është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve, ndërsa është hapur rruga Mes-Ura e Shtrenjtë e cila ishte bllokuar natën e kaluar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×