Familja Kardashian e ‘shokuar’ për martesën e papritur të Kanye West, ja çfarë i shqetëson nga ky veprim i reperit

kanye-2

Familja Kardashian është “shokuar” dhe njëkohësisht “shqetësuar” për martesën e papritur të Kanye West me arkitekten e Yeezy Bianca Censori , thotë një burim për Page Six.

Një nga çështjet për të cilën familja është e shqetësuar, është se si nusja e re e supozuar e West do të hynte në jetën e fëmijëve të tij dhe të Kim.

“Familja nuk po e kupton ende këtë martesë,”- tregojnë burimet.

Pasi u zhduk pas një sërë shpërthimesh të fundit antisemite, u raportua javën e kaluar se West, 45 vjeç, u martua me punonjësen e tij Censori, 27 vjeç, në një ceremoni intime në Beverly Hills, Kaliforni.

Burimet thonë se Kardashians tani janë duke pritur për të parë nëse reperi do t’i paraqesë vërtet letrat e martesës.

 “Ata nuk janë të sigurt nëse është një marifet PR”, thotë burimi. “Ata po presin të shohin nëse ai do t bëjë dokumente. Ata janë nervozë sepse nëse është e vërtetë, kjo gjë do të prekë dhe jetën e fëmijëve.”

Kim Kardashian dhe West u ndanë në shkurt 2021 dhe dyshja janë prindër të katër fëmijëve, North, Chicago, Pslam dhe Saint.

Page Six raportoi më parë se Kardashian nuk i pëlqen Censori dhe e ka “përbuzur” prej kohësh.

“Kim e urren atë,” na tha një burim i brendshëm javën e kaluar.

“Kim ka një mendim të keq për të,” thotë burimi i brendshëm, i cili gjithashtu vuri në dukje: “Kjo grua ka bërë gjëra për ta bërë veten të duket si Kim”, pa dhënë detaje.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×