Ish-ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, ministrja e Jashtme: Plani i tij i ngjashëm me të Putinit për Ukrainën, një recetë për luftë!

1667677484 Screenshot5

Ish-ministri serb, Vuk Jeremiç nuk është lejuar të futet në Kosovë.

Lajmi është bëre me dije nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo ka theksuar se mbështetja e Jeremiçit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për luftën.

“MPJ e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen në Kosovë të ish-MPJ të Serbisë Jeremiq. Mbështetja e Jeremiqit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur dhe sovrane në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për Ukrainën – është një recetë për luftë.  Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan për aq kohë sa SHBA-të dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta dhe të fuqishme duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për krizat dhe paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pra duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese”, thuhet në komunikatë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×