
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kur ka qenë në qeveri i ka denoncuar bandat, duke u shprehur se kurrsesi nuk ka pasur frikë prej tyre.
“Nuk mund të pranoj kurrë që ambasadorë të korruptuar në mënyrë më të paimagjinueshme të mund të raportojnë dhe shpifin, s’ka rëndësi për cilin, vetëm e vetëm për të dëmtuar opozitën shqiptare. U them se do mbroj me çdo çmim çdo interes të kombit shqiptar, të Shqipërisë, të demokratëve. Ka vetëm një udhërrëfyes dhe ai udhërrëfyes do të jetë interesi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë e vërteta, do të jetë liria e tyre. Nuk mund të pranoj që të merren vendime për të hapur dhe mbyllur shkolla në vende të tjera në vendin tim, për të mbyllur kopshtet e fëmijëve se paskan lidhje terroriste, për shkak të kundërshtive politike që ka në një vend tjetër. Në mënyrë kategorike nuk do të pranoj qëndrime të individëve të korruptuar në shumë mënyra. Hiqen se po ndihmojnë në një kohë kur dëmtojnë palcërisht vendin dhe kombin tim. Futuni dhe në google dhe lexoni, Sali Berisha, banda e Elbasanit, e Shkodrës apo Durrësit, dhe do të gjeni qindra shkrime ku unë sulmoj bandat, jo se më kanë kërcënuar se mua se nuk pyes fare, por kanë kërcënuar ju. I kam sulmuar bandat sepse ata kërcënonin qytetarët e thjeshtë, kërcënonin në lagje, kërcënonin gazetarët dhe unë e kam ngritur zërin kundër tyre. Kur kam patur pushtetin e dini mirë ku kanë shkuar dhe atje do të shkojnë prapë. Tani për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin, lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe të korruptosh dhe të tjerë që e korruptojnë del dhe raporton në qeverinë e tij se ky ka lidhje me këtë bandë e atë bandë. Nuk e marr personale, por e marr shqiptare, e marr për kombin dhe vendin tim. I them këtu para jush, turp të kesh dhe për këtë do përgjigjesh në vendin tënd dhe në vendin tim. Në vendin tim publikisht. Do t’i nxjerr një nga një këto. Ka vërtetë miq të shkëlqyer, por midis tyre ka të korruptuar fund e krye që flasin dhe lexojnë ato që thotë kjo qeveri e korruptuar. I çohen qeverisë së tij si të vërteta deklaratat e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bashës. Por këto nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Ne do qëndrojmë si parti e pamposhtur e interesit kombëtar.”, tha ai.
Gjithashtu Berisha tha se PD ka pasur përballë atë që e konsideron si mafia e “George Soros”., dhe se ka përballë një njeri të ngjashëm me dajën e tij, që urdhëronte nxjerrjen e tankeve dhe mitralozëve kundër daljes së studentëve nëpër protesta
Unë mund t’ju them juve një gjë. Vetëm rrasat e gurëve në sheshin qendror të qytetit, kanë kushtuar sa mund të ndërtoheshin me çmime europiane 100 shkolla. Pra gjithçka është bërë se si të vjedhim më shumë. Të imagjinosh që një sipërfaqe mund të kushtojë kaq shumë vetëm se po shtrohet me rrasa guri, këtë vetëm një hajdut si Edi Rama mund ta imagjinojë. Prandaj ju nuk keni shkolla, kopshte dhe shërbimet bazë. Ndaj dhe ne zotohemi në të gjithë infrastrukturën bazë që ju duhet të keni. Nada shtoi një problem, kur tha se PD është në një situatë të ndryshme nga partitë e tjera. E vërtetë është kjo, pasi ne jemi përballë një qeverie që ku një njeri është i njëjtë si ka qenë daja i tij, kur nxirrte tanket dhe mitralozët që studentët të mos dilnin në protesta. Por ne po përballemi edhe me mafien botërore të George Soros, që ka kërkuar që PD të bëhet shtojcë e Edi Ramës. Dy ditë më parë guvernatori republikan i Floridës, De Santis, i thotë Sorosit “ti je armik dhe po punon për të shkatërruar Amerikën, unë të shpall luftë dhe do të shkatërroj”, u shpreh Berisha.