“Protesta deri në largim”, Berisha akuza Ramës: Hajdut! Mbyll kopshtin e vogëlushëve dhe vetë shpenzon 22 mln euro për të udhëtuar me avion me charter

670de969 A778 4736 B61e 3cd29d7ed364

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpenzimet e kryera në udhëtimet e tij me avion.

Duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si hajdut, Berisha theksoi se vetë Rama shpenzon 22 mln euro për udhëtime ndërsa në spitale mungojnë ilaçe.

“Çfarë prindi është ai që mbyll kopshtin e 40 vogëlushëve, duke marrë urdhër nga një vend tjetër. Çfarë prindi është ai që shpenzon 22 mln euro kur fëmijëve në spitalet tona u mungojnë ilaçe për t’u shpëtuar jetën. A mund të quhet njeri ku se për të qenë prind nuk mjafton të kesh fëmijë, por duhet të kesh ndjenja. A mund të quhet ky njeri me ndjenja kur ka 4 vite, dhe në fshatra të Bubqit, gra shtatzëna, burra e gra të moshuar jetojnë në çadra dhe vetë fluturon me avion e dhomë gjumi. Taksi me dhomë gjumi,. Çfarë është ky njeri, vetëm se hajdut”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×