Reshje shiu dhe erëra të forta në Korçë, disa zona mbeten pa energji elektrike

Korce

Përkeqësimi i motit në vend ka shkaktuar problematika në zona të ndryshme të vendit. Kryesisht  në Korçë, reshjet e shiut janë shoqëruar me erë të forte e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike.

Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Grupet e punës të OSSHEE dhe Agjencitë Elektrike në rrethe janë në terren për riparimin e defekteve.

Sakaq bëhet me dije se situata me energjinë elektrike në fshatrat e prekur është duke u riparuar brenda ditës.

Ndër të tjera përveç problemeve me energjinë elektrike që ka në qark, probleme të tjera janë raportuar edhe me rrugët. Për shkak të erërave të forta në qytet kanë rënë pemë, fatmirësisht pa shkaktuar pasoja.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×