Mançester Junajtid duket shumë pranë transferimit të mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot.
Sipas raportimeve nga “Goal” në orët e fundit ka pasur kontakte të shtuara mes drejtuesve të klubit anglez dhe atyre bardhezi për gjetjen e akordit, me francezin që ka dhënë prej kohësh miratimin e tij për këtë transferim.
Vështirësitë për të arritur te mesfushori i Barcelonës Frenki De Jong e detyruan Junajtid të bënte këtë zgjedhje, me teknikun Erik Ten Hag që po këmbëngulte prej kohësh për një përforcim në mesfushë.
Arena e Lajmit
