
Në një bashkëbisedim me studentët këtë pasdite, përfaqësues të Partisë së Lirisë shpalosen propozimet e tyre për të ndihmuar studentët dhe arsimin në vend.
Nënkryetarja e PL, Floida Kërpaçi, listoi amendamentet e propozuara për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin.
“ Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.
Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.
3 – Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.
Do të kërkojmë rritjen e pagave të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin e pritshëm.
Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX”, u shpreh ajo.