Dalja me kandidatët më vete, Alibeaj ristrukturim total të degëve para zgjedhjeve të 14 majit (UDHËZIMI)

1662551882 1647858704enkelejdalibeaj

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka nisur punën për ristrukturimin e degëve në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, pas mosgjetjes së gjuhës së përbashkët me grupin e Sali Berishës për të dalë me 1 kandidat.

‘BalkanWeb’ ka siguruar draftin e plotë:

Udhëzimi i kryesisë së Partisë Demokratike, për të gjithë degët e PD për të nisur procesin e ristrukturimit të strukturave me qëllim plotësimin dhe rivitalizimin e këtyre strukturave.

UDHËZIMI I PLOTË :

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

KRYESIA E PARTISË

Nr. ___ Prot.

Tiranë, më _/_/2022

UDHËZIM

Në mbështetje të neneve 30 e vijues dhe nenit 45 të Statutit të Partisë Demokratike, si dhe në përputhje me vendimin e datës 18 Dhjetor 2021 të Kuvendit Kombëtar “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 4 Nëntor 2022, me qëllim plotësimin dhe vitalizimin e organeve drejtuese të Degëve të PDSH-së; dhe promovimin e anëtarëve të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi për sfidat e ardhshme elektorale dhe politike të PDSH-së,

UDHËZON:

 

Nënkryetar dhe Sekretariati – brenda datës 20 Nëntor 2022;

Kryetar dhe sekretar Grupseksioni – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Koordinator për organizimin e FRPD – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Koordinator për organizimin e LDG – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Kryetar dhe sekretar Seksioni – brenda datës 15 Dhjetor 2022.

 

 

 

DREJTUESI I PARTISË

Enkelejd ALIBEAJ

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment BARDHI

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×