“Vesh petkun e pseudopatriotit dhe shan si një ordiner”, Berisha: Rama, autor kryesor i dramës njerëzore që luhet në kanalin e La Manche

Berishaaa

TIRANË

Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama sot si arkitektin kryesor të ikjes së shqiptarëve.

Berisha tha se pasi i dorëzon krimit sistemin TIMS, sistemin memex, pasi i hap dyert për eksport legal dhe ilegal të krimit, Rama vesh petkun e patriotit, e pseudopatriotit dhe shan si një ordiner.

“Sot dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës, ndaj problemeve të mëdha, dramës shqiptare që luhet në kanalin e La Manche. Autor kryesor i kësaj drame është Edi Rama. Arkitekt kryesor i kësaj drame njerëzor është Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin. Janë vjedhjet e tij në afera qindra e qindra milionëshe. Janë rrëmbimi i votës, çka bën këta qytetarë shqiptarë të pashpresë në vendin e tyre. Janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën, personalisht të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë të vendit”, tha ai.

Berisha deklaroi se Edi Rama këto ditë është angazhuar në një betejë politike të brendshme në jetën e Britanisë së Madhe.

“I këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e shqiptarëve në një luftë të brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën duke përdorur gjuhën e një njeri më ordiner.
Gjuhë me të cilën tregon se ai nuk ka minumimumin e edukatës familjare apo njerëzore.
Gjuhë e cila bazohet në urrejtjen dhe që për interesa të tij është i gatshëm të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim. Kjo që po ndodh me shqiptarët në Britaninë e Madhe është kryekëput vepër e Edi Ramës. Kjo ikje masive e shqiptarëve diktohet nga kjo qeveri që nuk ka ligj as moral. Nga kjo qeveri që vret çdo ditë, çdo orë, çdo minutë shpresën e shqiptarëve. Diktohet nga kjo qeveri e cila pasi i dorëzon krimit të gjitha sistemet e sigurisë, të policisë së shëtit”, tha Berisha.

Sipas tij, “pasi i dorëzon krimit sistemin TIMS, sistemin memex, të gjithë kartotekën e krimit 30-vjeçare të policisë, pasi i hap dyert për largimin masiv të tyre në drejtim të vendeve të tjera, pasi i hap dyert për eksport legal dhe ilegal të krimit në të katër anët e Europës, në mënyrë të veçantë të Britanisë së Madhe, vesh petkun e patriotit, e pseudopatriotit dhe shan si një ordiner në rrugë”.

“Edi Rama duhet ta dijë mirë se eksporti i krimit është një nga aktet më të rënda që një vend mund të bëjë ndaj fqinjëve të tij dhe vendeve të tjera dhe se lufta ndaj krimit të organizuar është nga detyrimet absolute më madhore të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në këtë kontekst dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime të cilat qëndrojnë në themel të dramës shqiptarë që luhen në La Manche. Hedh poshtë çdo etiketim të shqiptarëve. Kriminele e kryekriminale është qeveria e Edi Ramës, është vetë Edi Rama, ministrat e zyrtarët e tij që arritën në atë shkallë për të zhdukur kontrollin në kufijtë e vendit”, tha Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×