Vidhte bizhuteri në shtëpitë në Belgjikë, hajduti shqiptar dënohet me 30 muaj burg dhe 1600 euro gjobë

Juwelen Inbraak Diefstal

Një shqiptar është dënuar me 30 muaj burg dhe me një gjobë prej 1600 eurosh, për grabitje në dy banesa në Belgjikë.

Në prill të vitit 2021 ai kreu vjedhjen e tij të parë në qytetin Kontenverg. Më konkretisht hyri me forcë në një banesë duke vjedhur disa bizhuteri. Vjedhja e dytë është shënuar më 14 maj 2022m, në qytetin e Bertem-it, ku vodhi sërish bizhuteri.

Shqiptari ka rënë në duart e policisë belge përmes shenjave të gishtërinjve të lëna në dritaret e shtëpive të grabitura.

Tashmë shqiptari ka marrë dënimin nga një gjykatë belge, nga ku ka dëmshpërblyer një nga viktimat me 7850 euro.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×