
Princ Lekën II ka dhënë një intervistë për gazetarin britanik Piers Morgan në emisionin Uncensored.
Gjatë kësaj interviste ai është shprehur se nuk i vlerëson aspak si qëndrime të qeverisë britanike deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.
Gjithashtu ai ka theksuar se Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike.
“Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin britanik, i cili më konfirmoi se komentet nuk janë aspak reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike. Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim”, tha Princ Leka.
Ndër të tjera Princ Leka Zogu II, thotë se shqiptarëve të detyruar për tu futur ilegalisht në Angli, duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.
“Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik”, thekson ai,.
Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.