
Deputeti Ervin Salianji akuzon qeverinë e Edi Ramës, për largimin e qytetarëve nga vendi.
Në një video të postuar në Facebook, ai shkruan se kur Rama ishte në opozitë akuzonte qeverinë se po i largon të rinjtë nga vendi, ndërsa sot thotë se “nuk ka qeveri që i ndalon”.
“Dje në opozitë Rama mbante përgjegjëse qeverinë, tani nga Kamza thotë që ska qeveri që i mban dot shqiptarët të largohen.
E verteta është që qeveria e tij po i largon qytetarët, po ju pamundëson jetesën në Shqipëri. Duhet përzënë Rama që të rrinë qytetarët!’, shkruan ai.