EKSKLUZIVE/ Kroati i sapoardhur nuk bind te Kukësi, merret vendimi për transferimin e sulmuesit boshnjak

Sulmuesi kroat, Ante Zivkoviç, i ardhur te Kukësi në këtë merkato vere, nuk po e bind stafin teknik. Burime në klub tregojnë se janë të shqetësuar për faktin se 29-vjeçari, jo vetëm nuk ka shënuar asnjë gol në tri miqësoret e luajtura, por forma e tij nuk është në nivelin që stafi pret.

zivkovic

Shtatlarti kroat ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin dhe nga ai pritet shumë këtë kampionat, prandaj shpresohet që në start me Tiranën të jetë sa më formë.

Nga ana tjetër, ka rënë përfundimisht pista e sulmuesit boshnjak, Jovo Lukiç, i cili nuk është lënë të transferohet te Kukësi nga klubi ku ka ende kontratë, Borac Banja Luka.

jovo lukic

“Panorama Sport” zbulon se boshnjakët kanë kërkuar 150 mijë euro për shitjen e 23- vjeçarit, por gjithashtu edhe një përqindje të kartonit, diçka që ka qenë e papërballueshme për Kukësin. Kësisoj, drejtuesit janë duke parë tashmë alternativa të tjera për sulmin.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×