“Erdhi në politikë nga kultura, por është armik i saj”, Berisha: Kushtetuta sot, një letër pa vlerë. Gjykatës, noterë, ERE e policia bëjnë siç thotë Rama

Berisha Me Frontin (4)

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, ka deklaruar se situata sot në vend është katastrofale.

Ai shtoi se të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu, referuar kryeministri Rama, i cili sipas tij bën gjithçka siç do që nga drejteësia, policia madje edhe ERE.

“Sot gjendja në vend nuk është alarmante por katastrofale.
Një shpërbërje e shpejtë e qenies sonë. Rrënim dhe rrokullisje. Liria është e drejta e njeriut për vetëdisiplinë.
Kjo që bën kjo qeveri duke abuzuar me lirinë, duke asgjësuar ligje, Kushtetutë e çdo gjë tjetër, shumë vështirë një diktator do i bënte me kaq shpejtësi. Në Shqipëri sot Kushtetuta është vetëm një letër pa vlerë.

Sot noterë, gjykatës, president, kryeministër, drejtor policie, kryetari i ERE-s i kryen një njeri siç do e çdo bën, pa ligj e Kushtetutë.
Të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e tij. një njeri i përfolur mijëra herë për probleme të rënda psiqike.
Të bëhet njeriu gjenerator negativiteti, është e vështirë të imagjinohet. Erdhi në politikë nga kultura dhe është armik i egër i kulturës së këtij vendi. Po shkatërron institucione, trashëgimi”, tha ai.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×