“Futbollisti i cili kaloi legjendën Maradona”, Gallatasaraj prezanton blerjet e bujshme të verës

Klubi i Gallatasarajit ka bërë një lëvizje të dyfishtë të bujshme në ditët e fundit duke afruar dy emra shumë të njohur në radhët e tij, që do të rritin ndjeshëm shanset e klubit për t’u kthyer te titulli kampion. Sot, klubi i qytetit të Stambollit ka prezantuar zyrtarisht blerjet e reja, Dris Mertens dhe Lukas Torreira.

sdfdsfffdsfdsf

Këta të fundit kishin oferta të rëndësishme nga Seria A dhe jo vetëm, por zgjodhën t’i bashkohen Gallatasarajit, që sigurisht i ka prezantuar në mënyrë spektakolare. I veçantë ishte sidomos njoftimi për firmën e Mertens, i cili ka bërë emër në Itali duke luajtur me fanellën e Napolit.

“Dris Mertens ka firmosur. Duke luajtur te Napoli në Serinë A gjatë nëntë viteve, ylli belg ka shkruar emrin e tij në histori si golashënuesi më u mirë i klubit italian, duke kaluar legjendën Diego Armando Maradona me 148 gola e 47 asiste në 397 ndeshje”, shkruhej në lajmërimin e klubit teksa njoftonte firmën me lojtarin.

Arena e Lajmit

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×