Kualifikimi Xhenoas, Modenës, Kremonezës dhe Bolonjës në sfidat e sotme të Kupës së Italisë, ka plotësuar tablonë e plotë të turit të dytë të turneut i cili në këtë edicion po zhvillohet me shumë surpriza. Kjo, pasi që tani janë eliminuar 5 nga 12 skuadrat e Serisë A që kishin hyrë në garë (Leçe, Empoli, Verona, Salernitana dhe Sasuolo).
Megjithatë kjo nuk shmang përplasje mes ekipeve të elitës në turin e dytë të turneut që zhvillohet po ashtu me një ndeshje direkte pas dy javësh. Udineze do të presë Monzën në fushën e saj, duke bërë që një tjetër skuadër e elitës t’i japë lamtumirën turneut. Ndërsa në turin e tretë hyjnë në garë edhe emrat e mëdhenj, do të jenë të paktën 2 skuadra nga Seria B të pranishme pasi duelet Parma-Bari dhe Xhenoa-SPAL janë me ekipeve të këtij kampionati.
KALENDARI I TURIT TË DYTË
19 gusht
Parma-Bari
Specia-Breshia
Bolonja-Kaljari
Udineze-Monza
Kremoneze-Modena
Xhenoa-SPAL
Sampdoria-Askoli
Torino-Çitadela
Arena e Lajmit
