“Ngritja e postblloqeve nga policia me natyrë korruptive”, Alibeaj prezanton amendamentet për Kodin Rrugor: Qytetarët të mos provokohen!

C1fd5cf4 E178 4a2a 846a 5db7ffaeb104

Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të zhvilluar ditën e sotme, Enkelejd Alibeaj tha se patrullat e policisë nuk duhet të ngrihen në mënyrë abuzive dhe se publiku shqiptar do të duhet të konsiderohen si aleat në ruajtjen e rendit dhe të provokohet dhe të krijohet një marrëdhënie miqësore.

“Për të gjithë persona deri në moshën 55 vjeç leja e drejtimit të jetë e tillë që të mos kërkojë rinovime kohë pas kohë. Me kalimin e kësaj mase rifreskimi të jetë në intervale kohë të arsyeshme. Përveç kësaj kemi parashikuar që projektligji të jetë i tillë që shpejtësia e lejuar në autostrada të jetë e tillë që ruhen në mënyrë strikte elementë të sigurisë. E kupton që administrimi që shteti di duhet tu bëjë drejtuesve të automjeteve ka nevojë të ketë forcë represive. Masa e pezullimit të lejes së drejtimi është disporprocionale sa kohë e kanë mjetin përdorues pune. Herë pas herë shohim që postblloqet mbijë kudo është krijuar ndjesia në publikun shqiptar që nevoja e kontrollit nga policia e shtetit pa i hequr të drejtën në ndjekjen e të dyshuarve për kryerjen e krimeve, kthehet në barrë për përdoruesit e automjeteve. Ngritja e këtyre postblloqeve është një praktikë që një natyrë korruptive. Shteti nuk duhet të shndërrohet në atë të natyrë policore”, ka thënë më tej Alibeaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×