Ky sezon do të jetë krejt për mbrojtësin e Barcelonës, Xherard Pike. Pas vitesh titullar i padiskutueshëm, mbrojtësi katalanas nuk është zgjedhje e parë për trajnerin Ksavi.
Edhe pse ai deklaroi fort se do ta fitonte vendin e titullarit, gjasat nuk janë shumë shpresëdhënëse për të.
Madje, gazeta “MD” ka bërë me dije se tashmë mbrojtësi veteran rrezikon dhe largimin nga klubi deri para mbylljes së merkatos së verës.
Arena e Lajmit
