Napoli duket se e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Fabian Ruiz me spanjollin që është pranë transferimit te PSG-ja, ku emri i përzgjedhur duket të jetë mesfushori i Lajpcig, Domenik Soboslai.
Raportimet nga “Calciomercato.com” tregojnë se në orët e fundit ka pasur një tratativë surprizë mes dy klubeve e cila mund të ketë një përfundim pozitiv për shkak se 21-vjeçarit i është premtuar një rol kyç në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Napolit i duhet ende të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin gjerman i cili ka dhe kërkesa të tjera për lojtarin nga klube të mëdha europiane si Bajerni, Reali apo Siti.
Arena e Lajmit
