PSG rikthehet në lojë për Shkriniarin, Interi bën gati dy emra për ta zëvendësuar

Kur u duk se zikaltrit mund të rrinin të qetë për qëndrimin e Milan Shkriniarit, lajmet që vijnë nga Franca janë më shumë se shqetësuese. Sipas “L’Equipe”, PSG-ja nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi dhe po përgatit një tjetër ofertë për të bindur Interin, pas pauzës disa javore në kontaktet mes tyre.

Skriniar-5-700x468

Operacioni për të cilin është diskutuar që në hapjen e merkatos ngeli pezull pas diferencës mes kërkesës prej 70 milionë eurosh të zikaltërve dhe ofertës që mbërriti deri në 60 milionë euro përfshirë edhe bonuset e parisienëve.

Francezët tentuan të tjerë emra gjatë kësaj kohe, por ende pa akord për asnjë prej tyre dhe këtë herë rikthimi i Shkriniarit në axhendë duket një tratativë më serioze se kurrë.

Vetë lojtari kishte rënë dakord me PSG-në për një kontratë 5-vjeçare gjatë së cilës do të përfitonte 7.7 milionë euro në sezon plus bonuset, por po ashtu ai ka konfirmuar se është i lumtur edhe me qëndrimin tek Interi, ku mund të shkojë drejt rinovimit, pasi kontrata aktuale skadon vitin e ardhshëm.

Pra, asnjë pengesë nga ana e lojtarit për operacionin, me topin që tani u kalon klubeve. Inzagi kërkon ta mbajë qendërmbrojtësin e tij në Milano me patjetër, por drejtuesit e kanë paralajmëruar se nëse oferta mbërrin në 70 milionë euro, nuk do të ketë një përgjigje negative.

Në pritje të propozimit zyrtar të PSG-së, shpresa e Marotës për të financuar merkaton është edhe Çelsi, që ende kërkon një shok reparti për Kulibalinë dhe që po monitoron prej kohësh situatën e interistit.

Largimi i mundshëm i Milan Shkriniarit e bën edhe më të nevojshme ndërhyrjen në merkato për të përforcuar repartin defensiv. Interi, që ka mungesa të konsiderueshme edhe në rezervat e mbrojtjes, kërkon të afrojë lojtarë me një vlerë kartoni të ulët dhe tashmë është përqendruar në dy prej tyre.

I pari është Manuel Akanzhi, zvicerani i Borusia Dortmundit që është lënë jashtë skuadrës për javën e parë të kampionatit.

akanzhi

27-vjeçari ka një kontratë që skadon vitin e ardhshëm dhe situata rreth tij veçse e përshpejton largimin.

Emri tjetër është ai i Françesko Açerbit, 34- vjeçarit të Lacios që Inzagi e njeh shumë mirë.

acerbi.lazio_.indicazioni.2018.19.1080x648

Italiani është drejt largimit dhe eksperienca e tij çmohet shumë, për më tepër që mund të sigurohet vetëm me 5 milionë euro.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×