Shpërthim pas mesnate në një banesë në Tiranë, 34-vjeçarit i hidhet eksploziv në ballkon, detajet e para

Policia Tirane 1

Shpërthim në mesnatë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës.

Rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se një kallëp 30 gramë tritol është hedhur në verandën e banesës se marre me qira nga Demir  Cara duke shkaktuar dëme të vogla materiale, si thyerje xhamash në banesë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×