Kampionët e Italisë kanë zhvilluar shtatë miqësore gjatë kësaj vere, pesë nga të cilat kundër rivalëve që luajnë në Kupat e Europës. Statistikat janë kryesisht pozitive, por nuk mungojnë edhe problematikat.
– Një humbje për Milanin në këtë verë. Ajo u regjistruar kundër hungarezëve të Zalaegerzegit më shifrat 3-2. Një pjesë e parë për t’u harruar, por edhe një reagim që për pak sa nuk solli barazimin në të dytën.
– Zhiur është ndalur dy herë për problematika të lehta muskulore, teksa Teo i trembi të gjithë në fundin e pjesës së parë me Viçencën.
Edhe Tonali duket se është dëmtuar në kofshë, teksa Mesias ka ndrydhur kaviljen, çka tregon se stafi i Piolit duhet të punojë mbi ngarkesat në mënyrë që të mos ketë dëmtime praktikisht çdo javë si në sezonin e kaluar.
– Sivjet Milani duket sikur ka më shumë rrugë për të shënuar. Gabia e Tomori kanë shënuar nga goditjet standarde, teksa mungon vetëm goli nga distanca.
– 31 gola të shënuar nga kuqezinjtë në 7 miqësore. 14 vetëm ndaj ekipeve amatore, teksa në pesë takimet me rivalë kalibri Zhiru është konfirmuar bomber me 4 rrjeta. Pasi tij Mesias me tre dhe Leao 2.
– Ndaj Viçencës Menja pasoi 27 herë dhe vetëm 6 prej tyre ishin negative.
– Po ndaj Viçencës, Milani zhvilloi 486 pasime ndër të cilat 86.4 për qind ishin të suksesshme.
Arena e Lajmit
