“S’vazhdohet kështu”, De Vraj ngre alarmin: Kemi ende rrugë për të bërë

Stefan de Vraj është një nga liderët e mbrojtjes së Interit dhe si i tillë e di mirë se rezultatet e fundit dhe golat e shumtë të pësuar janë edhe përgjegjësi e tij. Ndërsa na ndajnë vetëm 5 ditë nga nisja e kampionatit, holandezi e di se puna e bërë deri më tani nuk mjafton dhe ka premtuar se ai dhe shokët e tij do të punojnë fort për t’u përmirësuar.

DE VRAJ

“Nuk vazhdohet kështu. Kemi ende shumë rrugë për të bërë dhe duhet të përmirësohemi, sidomos në momentin që nuk zotërojmë topin. Duhet të punojmë ende, kaq sa kemi bërë deri në këtë moment nuk mjafton”, është shprehur 30-vjeçari në përfundim për kanalin e klubit duke bërë edhe një bilanc të kësaj faze përgatitore.

“E pamë që nuk shkoi ashtu si duhej ndaj Vijarealit dhe për më tepër nuk mund të jemi të kënaqur me këtë fazë përgatitore. Kemi pësuar shumë gola në miqësore dhe nuk kemi arritur të marrim rezultatet e duhura, diçka që nuk duhet të përsëritet më. Nuk duhet t’i bëjmë të përjetojnë gjëra të tilla tifozët tanë, pasi ata kanë qenë me ne në çdo ndeshje”, përfundoi De Vraj.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook