“Vazhdon të thellohet skandali për portin e Durrësit”, Meta thirrje Ramës: Jepini përgjigje këtyre pyetjeve

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se skandali me aferën e portit të Durrësit po thellohet.

“Vazhdon të thellohet skandali i portit të Durrësit. Dalin në pah dhe lidhjet e kryeministrit për të bllokuar transparencën. Zoti Vasili ka bërë disa pyetje muaj më parë.

Ende sot pas gati 3-4 muajsh nuk ka asnjë përgjigje dhe asnjë llogaridhënie me këto pyetje. A i është dhënë statusi kompanisë? Cila është kompania? Në memorandumin e përmendur nuk është EMAR Group. Cilat janë masat garantuese që porti i Durrësit mos të sekuestrohet nga bankat vendase.”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×